75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 11 Maj 2023 / Gj. Sh

Çfarë po i duhet turku? Trepça mposht Pejën me prodhim vendor

Trepça e ka mposhtur Pejën në ndeshjen e tretë finale të play-offit dhe udhëheq serinë e fitoreve në 2-1.

Skuadra mitrovicase në palestrën e sporteve “Minatori”, fitoi me rezultat 97-90 (19-21; 23-25; 25-27; 30-17), shkruan IndeksOnline.

Kjo është fitorja e parë e Trepçës nën drejtimin e trajnerit kosovar, Ilir Selmani, i cili po udhëheq skuadrën pas largimit të Engin Gençoglu.

Trajneri turk u largua vetëm një ditë para ndeshjes së tretë finale./IndeksOnline/