75 Mall Live Search
22:53 / E Enjte, 11 Maj 2023 / L K

Kosova prezantohet nga profesoresha Venera Berisha-Muharremi, në Konferencë në Cardiff të Britanisë së madhe

Endokrinologia dhe profesoresha Venera Berisha-Muharremi ka marr pjesë në një konferencë mjekësore në Cardiff në Angli.

Berisha-Muharremi ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook se në këtë konferencë ajo është prezantuar si profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Postimi i plotë i saj:

Sot, ndihem jashtëzakonisht e përmbushur profesionalisht në Konferencën e Asociacionit Britanik të Laserit Mjekësorë, në Cardiff, Angli, kur më prezantuan si Profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, shtetin më të ri  të Evropës, por në të njejtën kohë dhe ndër pionierët e parë në tërë botën  në zhvillimin e mjekimit (,,healing” ) të gjëndrës tiroide me laser terapi te hipotiroidizmi i shkaktuar nga Hashimoto Tiroiditi.

Duarkrokitja dhe lavdatat në fund të ligjëratës, nga ekspertët shumëvjeçarë të Laserit Mjekësorë nga mbarë Bota më bënë këtë ditë të jetë e IMJA