Basel fiton me përmbysje ndaj Fiorentinës, Xhaka vendimtar

Skuadra e Baselit ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League.
Basel mposhti në udhëtim Fiorentinën me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Vendasit kishin epërsinë që nga pjesa e parë me golin e shënuar nga Arthur Cabral në minutën e 25-të.
Basel nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arriti të përmbys rezultatin duke shënuar dy gola.
Fillimisht ishte Andy Diouf që barazoi reuzultatin në minutën e 71-të, pas asistimit të taulant Xhakës.
Golin e fitores për Baselin e shënoi Zeki Amdouni në 90+3./IndeksOnline/