Solskjaer: United kishte mundësi për ta blerë Haalandin për katër milionë funte

Erling Haaland është shëndrruar si lider i Manchester Cityt qysh në sezonin e parë në ishull.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar 35 gola në 32 ndeshje të Premierligës deri më tani, shkruan IndeksOnline.
Legjenda e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar se ish klubi i tij kishte mundësinën për ta transferuar Haalandin për vetëm katër milion funte, gjatë vitit 2018.
Në një intervistë për “The Sun”, Solskjaer tha se i kishte rekomanduar klubit emrin e Haaland gjashtë muaj përpara se të merrte rolin e menaxherit, por ata refuzuan ta dëgjonin atë.
“Unë e thirra Unitedin rreth gjashtë muaj para se të merrja drejtimin dhe u thashë atyre se do të kisha këtë sulmues, por ata nuk dëgjuan. Unë kërkova 4 milionë funte për Haaland, por ata e bënë “mos e firmos atë”. deklaroi Solskjaer./IndeksOnline/