75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 14 Maj 2023 / LB

Shqipëria në zgjedhje vendore, vjen reagimi i parë nga Rama

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, pasi zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin. Ndërkohë, që “ethet” e garës kanë nisur në çdo bashki, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i uroj shqiptarëve një të dielë të bukur përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Në këtë pamje shfaqet instalacioni më i ri i vendosur në shëtitoren Taulantia të qytetit të Durrësit, ku shumë turistë shihen teksa bëjnë foto.

“MIRËMËNGJES  dhe një të diel të bukur si zemra juaj”, ka shkruar ai krahas videos.