75 Mall Live Search
09:05 / E Diele, 14 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Gjendet pa shenja jete një burrë në Viti

Diten e shtunë në mesditë, është gjetur pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë së tij, në Sadovinë e Jerlive në Viti.

Viktima ishte dërguar në QKMF nga familjarët, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /IndeksOnline/