75 Mall Live Search
17:16 / E Premte, 12 Maj 2023 / AR

Yll Limani i këndon shoferit të kamionit, shikoni reagimin e tij

Këngëtari Yll Limani është shumë i pëlqyer për muzikën dhe mënyrën e tij të të kënduarit.

Ai është një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, këngëtari i hitit “Najher” publikoi një video shumë interesante për ndjekësit e tij në rrjetin social TikTok

Bëhet fjalë për një video të xhiruar në veturë, ku ai shfaqet duke kënduar pak nga kënga e tij e re.