75 Mall Live Search
16:05 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Serbët i numërojnë kosovarëve ditët që prej kur sipas tyre duhej formuar ASK-ja

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë sot se nuk e ka pritur me shumë entuziazëm njoftimin e autoriteteve të Kosovës, se krijimi i komunave me shumicë serbe do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm, duke shtuar se kjo duhet të kishte ndodhur gati pesë vjet më parë, transmeton Indeksonline.

Madje serbët kanë numëruar edhe orën që nga momenti kur Prishtina ndërmori masa për formimin e këtyre komunave, ku thuhet se janë pikërisht 1 mijë e 708 ditë./Indeksonline/