Pamje të frikshme, momenti kur peshkaqeni sulmon peshkatarin

Scott Haraguchi u nis për të peshkuar nga kajaku i tij. Ai voziti rreth dy kilometra larg bregut të Kualoa në Hawaii.
Kamera GoPro në helmetën e tij kapi një moment që shumë lehtë mund të ishte tragjik për të, shkruan Indeksonline.
Peshkaqeni e sulmoi kajakun e tij me një forcë të madhe.
“Dëgjova një zhurmë fërshëllimë që dukej si një varkë pa motor që po shkonte drejt meje. Ngrita sytë dhe pashë këtë diçka të madhe. Mendova se ishte një breshkë, por më pas më goditi dhe kuptova se ishte një peshkaqen tigër” ka thënë Scott./Indeksonline/