75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 16 Maj 2023 / AR

Nuk i ka takuar fëmijët që 1 vit, vendimi që do ta ‘trondis’ Britneyn

Dy djemtë e Britney Spears nuk duan të jetojnë në LA dhe planifikojnë të transferohen në Aloha State për të pasur një jetë private, larg vëmendjes që sillet rreth nënës së tyre.

Burime të TMZ thonë se Kevin Federline, ish-bashkëshorti i Britney-t i kërkoi avokatit të tij t’i dërgonte një letër Britney-t duke e pyetur nëse do të ishte e hapur për të lënë djemtë të zhvendosën në Hawaii, me babain dhe njerkën e tyre, Victoria Prince, transmeton Indeksonline.

britney spears dhe djemtë

Të njëjtat burime thonë se duan një përgjigje nga Britney deri në fund të javës.

Nëse këngëtarja kundërshton, Kaplan do të shkoj në gjykatë dhe do të kërkojë leje nga gjyqtari, pasi Britney nuk i ka parë fëmijët për më shumë se një vit dhe fëmijët duan të largohen nga qyteti, ka të ngjarë që gjyqtari i lejon të lëvizin./Indeksonline/