75 Mall Live Search
15:17 / E Martë, 16 Maj 2023 / B O

Supertalenti i Arsenalit vendos të luaj për SHBA-të, injoron Anglinë e Nigerinë

Njëri nga futbollistët më premtues te Arsenali, Folarin Balogun ka vendosur të përfaqësoj SHBA-të. Supertalenti që po shkëlqen në kampionatin francez ka bërë kërkesë në FIFA për të ndryshuar shtetësinë.

Balogun ka lindur në Brooklyn të New Yorkut, prindërit e tij janë nigerianë, ndërsa sulmuesi ka prezantuar Anglinë U21 deri më tani.

21 vjeçari ka 19 gola në ligë dhe është rivali më i madh me Mbappen në Francë në garë për Këpucën e Artë.

Sulmuesi është i huazuar nga Arsenali ndërsa është mjaft i kërkuar nga shumë skuadra evropiane.

Vendimi i tij për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara vjen pesë javë përpara se Anglia të luajë në Kampionatin Evropian U-21.

Rregullat e FIFA-s i lejojnë lojtarët të ndryshojnë kualifikimin kombëtar përpara se të luajnë në një lojë konkurruese në nivel të lartë./Indeksonline/