75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / LB

Sanches transferohet te Milani?

Portugezi Renato Sanches mund të transferohet te skuadra e Milanit.

Sanches sipas medieve italiane, në fund të këtij sezoni, ka vendosur të largohet nga PSG-ja.

Ai nuk ka arritur që gjatë këtij sezoni, të jetë pjesë e rëndësishme e parisinëve, dhe vetëm pas një sezoni, Sanches do të ‘divorcohet’ nga gjigantët francez.

“Rikthim i mundshëm i Renato Sanches te Milani. Ai verë e kaluar u ndoq shumë nga Rossonerët dhe tani është i vendosur të largohet nga PSG”, shkruan “Tuttosport”.

Ndryshe, futbollisti portugez është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.