75 Mall Live Search
21:46 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / MSH

Kokainë dhe para, Policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Sot rreth orës 14:50, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike kanë ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të RKS-së, të cilin e drejtonte i dyshuari me iniciale B.S.

Gjatë realizimit të kontrollit në automjetin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar shtatë paketime të vogla me peshë rreth 4 gramë, e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë.

Në vazhdën e angazhimeve policore antidroga e PK-së në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e personit të dyshuar në Prishtinë.

Gjatë operacionit të kontrollit në banesën e të dyshuarit të lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:

  • Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth 570 gramë, me vlerë tregu vendor rreth 57,000 Euro.
  • Tri peshore digjitale,
  • Njëmijë Euro, para kesh,
  • 18 Dollarë amerikan,
  • 160 Franga zvicerane,
  • 20 Funta angleze,
  • 20 dinar serb,
  • Dy telefona dhe
  • Një Automjet e tipit Audi.

Marrja e provave dhe procedurat tjera janë kryer nga njësia e Forenzikes.

Me vendim të prokurorisë i dyshuari ndalohet në mbajtje për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshëm.