Dominim total nga City, shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Real Madridit

Manchester City ka shkuar në pushim me dy gola epërsi ndaj Real Madridit, në ndeshjen e dytë gjysmmëfinale të Champions League.
Të dy golat për Cityzens i ka shënuar Bernardo Silva, në minutat 23′ dhe 37′, shkruan IndeksOnline.
Përveç golave City e ka dominuar në total ndeshjen që nga fillimi.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka posedimin e topit me 72 %, kurse Real Madridi vetëm 28 %.
City gjatë 45 minutave të para kishte plot 13 gjuajtje, pesë nga të cilat përfunduan brenda kornizës së portës, dhe dy përfunduan në rrjetë.
Manchester City është një hap pranë finales së madhe, pasi rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 3-1./IndeksOnline/
