75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 18 Maj 2023 / MSH

Arrestohet një person në Skenderaj, mbante armë pa leje

Mbrëmë policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.  

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit “pistoletë”, me shtatë fishekë. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”.