75 Mall Live Search
16:47 / E Enjte, 18 Maj 2023 / Gj. Sh

Asnjë futbollistë i Realit në formacionin e javës të UEFA-së

Të marten e të mërkuren janë zhvilluar dy ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Interi ka kaluar në finale pasi eliminoi Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0, ndërsa Manchester City mposhti Realin në ndeshjen e dytë me rezultat 4-0, duke kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 5-1, shkruan IndeksOnline.

Faqja zyrtare e Champions League ka publikuar edhe formacionin e javës të ndeshjeve kthyese të gjysmëfinaleve, ku dominohet nga futbollistët e Manchester Cityt.

Plot gjashtë lojtarë të skuadrës angleze janë në formacionin e javës, katër të Interit dhe një i Milanit.

Formacioni i javës: Ederson, Walker, Akanji, Acerbi, Thiaw, Dimarco, Silva, Calhanoglu, De Bruyne, Alvarez, martinez./IndeksOnline/