Dinamo fiton derbin ndaj KEK-ut, gati për Ligën e Parë

Skuadra ferizajase, Dinamo ka fituar derbin e javës së 29-të në Ligën e Dytë ndaj KEK-ut, me rezultat 3-1.
Me këtë fitore, Dinamo është inkuadrimit në Ligën e Parë, pasi renditet në vendin e dytë me 76 pikë, aq sa ka edhe KEK-u, por që ka përparësi për shkak të ndeshjeve direkte, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen e parë ndeshja mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me barazim 2-2.
Kjo ndeshje kishte rëndësi të madhe, ku FFK-ja për këtë ndeshje ka caktuar edhe gjyqtarët më të mirë, ku drejtësinë e ndan Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selmani, e gjithashtu u përdor edhe teknologjia e VAR-it.
Dinamo në ndeshjen e fundit do të marr tre pikë në tavolinës, pasi për kundërshtar e ka skuadrën e Besës, e cila është terhequr nga garat.
Në këtë ndeshje kishte edhe një numër të madh të shikuesve, duke i dhënë mbështetje të madhe Dinamos./IndeksOnline/