Shtyhet fillimi i ndeshjes Trepça – Peja, kjo është arsyeja

Është shtuer për disa minuta fillimi i ndeshjes së pestë finale mes Trepçës dhe Pejës.
Arsyeja e shtyerjes është pasi tifozët vendas “Torcidat” kanë hedhur mjete piroteknike si dhe njëri prej semaforëve të koshit nuk është duke punuar, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që rezultati i serive pas katër ndeshjeve është i barabartë 2-2.
Skuadra që fiton ndeshjen e sotme do të shpallet Kampion i ri i Kosovës në Basketboll./IndeksOnline/