Kryehen dy bastisje në Podujevë, sekuestrohet një armë zjarri

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, sot ka kryer një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Metehi të komunës së Podujevës.
Në njoftimin e policisë thuhet se përgjatë bastisjes policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj, një revole të tipit EKOL Special, e kalibrit 9 mm.
Ndërsa ndaj të dyshuarve A. I, mashkull, 18 vjeç dheT. Sh, mashkull, 20 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.