75 Mall Live Search
10:58 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / Gj. Sh

De Jong flet për raportin me Laportan dhe rikthimin e Messit në Barcelonë

Frenkie de Jong ka kohë që përflitet se do të largohet nga skuadra e Barcelonës.

Është raportuar se mesfushori holandez nuk ka raporte të mira me presidentin Joan Laporta, shkruan IndeksOnline.

De Jong ka hedhur poshtë këto spekulime ku thotë ka marëdhënie të mirë me Laportan dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjëherë.

“Jam mirë me Laportan. Nuk kam qenë kurrë keq me të. Ata e patën atë situatë në verë, por marrëdhënia ime me të është mirë”, ka thënë De Jong.

22-vjeçari gjthashtu është pytur për një rikthim të Leo Messit në Barcelonë.

“Messi? Ai është një fantastik, ai është i mrekullueshëm! Por nuk e kam idenë nëse rikthimi i tij do të ndodhë apo jo”, ka deklaruar De Jong./IndeksOnline/