Nuk ndalen telashet te Milani, në stërvitjen e sotme lëndohen tre futbollistë të tjerë

Nuk kanë fund telashet për Milanit në këtë fundsezoni.
Kuqëzinjët janë përballur me lëndime të futbollistëve në vazhdimësi e sidomos në ndeshjet e fundit, shkruan IndeksOnline.
Në stervitjen e fundit në Milanello, lëndime kanë pësuar origi, Rebic dhe Vranckx, ku të tre do të mungojnë për ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias.
Skuadra e Milanos vuajti lëndimin muskulor të Rafael Leaos, i cili nuk mundi ta ndihmonte skuadrën në humbjen nga Interi, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.
Po ashtu në atë ndeshje është lënduarr edhe Ismael Bennacer, i cili ka kryer operacion dhe pritet të mungoj për disa muaj./IndeksOnline/