Askush si Lewandowski, polaku fiton trofe në çdo klub ku luan

Barcelona në ndeshjen e mbremshme ndaj Real Sociedadit, është kurorëzuar me titullin e kampionit të Spanjës.
Katalanasit e siguruar matematikisht titullin në javën e kaluar kur mposhtën rivalët lokal, Espanyolin, shkruan IndeksOnline.
Një nga meritorët për këtë sukses eështë padyshim sulmuesi Robert Lewandowski, i cili është golashenuesi më i mirë i kampionatit.
Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të kampionatit, sulmuesi polak ka shënuar plot 22 gola, pesë më shumë se Karim Benzema.
Përveç golave, Lewandowski e ka dëshmuar se është një prej sulmuesve më të mirë në botë gjatë viteve të fundit.
34-vjeçari ka fituar plotë 11 tituj të kampionit të ligës që nga viti 2010, ndërsa vetëm dy herë ka deshtuar.
Ai ka fituar trofe me të gjitha klubet ku ka luajtur, një me Lech Poznanin në Poloni, dy me Dortmundin, 8 me Bayern Munchenin dhe një me Barcelonën./IndeksOnline/
