75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 22 Maj 2023 / AR

Sean Penn merr një rol të rëndësishëm në filmin e tij dedikuar luftës në Ukrainë

Aktori amerikan Sean Penn, do të luaj në pjesë e fundit të filmit të cilin e ka bërë për luftën në Ukrainë të titulluar, “War through the eyes of”.

Sipas “The Hollywood Reporter”, 62 vjeçari ka qenë i përfshirë në konflikt që nga pushimi rus në shkurt të vitit të kaluar, teksa kishte shprehur hapur mbështetjen e tij për ukrainasit, transmeton Indeksonline.

Regjia është në duart e regjisorit ukrainas Myroslav Slaboshpytskyi, i cili thotë se mezi pret të punojë me Penn.

“Një nder i madh të punoj me një aktor kaq të madh dhe mbi të gjitha një person fantastik, një nga miqtë e mëdhenj të Ukrainës.”

Gjatë premierës në festivalin e filmit në Berlin në fillim të këtij viti, aktori amerikan u bëri thirrje vendeve perëndimore që t’i ofrojnë Ukrainës më shumë mbështetje ushtarake./Indeksonline/