Juniorët e Llapit shpallen kampionë

Me seniorë nuk e arritën qëllimin, por me juniorë ia dolën.
Llapi ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Juniorëve, falë rezultateve të suksesshme në stinorin pranveror.
Ata sot mposhtën me rezultat 3:2 Prishtinën, duke siguruar kështu vendin e parë, shkruan IndeksOnline.
Nën drejtimin e trajner, Mehmet Agushi skuadra e Juniorëve i siguruan Podujevës një trofe.
Ka mbetur vetëm edhe java e 30-të deri në përfundim të kampionatit, mirëpo Llapi me fitoren e kësaj jave i ka ikur 4 pikë vendit të dytë. /Indeksonline/