Lily-Rose Depp shfaqet me The Weeknd në Kanë
Lily-Rose Depp ka ndjekur hapat e babait të saj kur arriti në Festivalin e Filmit në Kanë.
23 vjeçarja u shfaq krah yllit kanadez, The Weeknd, emri i vërtetë Abel Tesfaye, transmeton Indeksonline.
Në tapet Depp u shfaq e veshur me një minifustan të zi ndërsa Tesfaye me kostum të zi.
Javën e kaluar, babai i aktores Johnny Depp u kthye në qendër të vëmendjes në Kanë pas padisë për shpifje ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard, në vitin e kaluar.
Ylli i Hollivudit do shfaqet në filmin ‘Jeanne Du Barry’ si Mbreti Louis XV – projekti i tij i parë i madh në ekran në tre vjet./Indeksonline/