75 Mall Live Search
13:54 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / A. M.

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata

Në vijimësi të realizimit të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata,   njësitet policore në Mitrovicë, në bazë të urdhëresave  aktive   kanë arrestuar dy persona të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga Gjykata kompetente.

Dy personat e arrestuar shtetas të Republikës së Kosovës,  kërkoheshin për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”,  ku te njëjtit pas përfundimit të procedurave policore  janë dërguar në vuajtje të dënimit.