75 Mall Live Search
14:37 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, merr pjesë në Konferencën Ndërkombetare të Arkivistikes

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, do të marr pjesë në Konferencën Ndërkombetare të Arkivistikes mbajtur më 24 deri 26 maj 2023 në Radenci, Slloveni.
ASHAK-ja përfaqësohet nga Zv. Drejtori Ekzekutiv, Hysen Azemi dhe me referuesit në Konferencë:

  1. Ruzhdi Panxha & Kimete Haxholli ” Fondi arkivor i Komisionit për hartimin e Kushtetutes së Republikës së Kosovës 2007-08 si trashigimi kulturore;
  2. Hazbije Krasniqi & Gjon Gegaj ” Problemet teknike gjatë procesit të konservimit dhe resraurimit” të lëndës arkivore dhe
  3. Luigj Nrejaj ” Themelimi i Arkivit Nderkomunal- Ferizaj dhe sfidat.