75 Mall Live Search
16:52 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / LB

Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, deklarohet Abdixhiku

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë se LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë shpallur zgjedhjet e brendshme të partisë.

“Sot ka marrë vendim në mënyrë anonime që të shpallë zgjedhjet në partinë e LDK-së. Ky proces për ne është festë, ne ftojmë çdo anëtar, çdo veprimtar që të behën pjesë të zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i kësaj partie tha se kanë aprovuar 7 parime të cilat do ti paraqiten në këshill të premten.

Ai theksojë se nuk ka pasur mosmarrëveshje brenda partisë dhe me asnjë votë kundër ka aprovuar shpalljen e zgjedhjeve.

Ndërsa, Abdixhiku për dorëheqjen e Faton Bislimit tha se nuk e ka parë.