75 Mall Live Search
18:19 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / Gj. Sh

Drejtori i Dortmundit flet për transferimin e Bellingham te Real Madridi

Futbollisti Jude Bellingham pritet të transferohet te Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Mediat spanjolle kanë raportuar se mesfushori anglez ka rënë dakord me kushtet personale, ku do të nënshkruaj një kotratë afatgjate deri në vitin 2029, shkruan IndeksOnline.

Rreth transferimit të Bellingham te Real Mdridi ka folur edhe ddrejtori i Borusia Dortmundit, Sebastian Kehl, i cili ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga mbretërit.

Për sa i përket ofertave, ende nuk ka asgjë në tavolinë. Ka thashetheme, por nuk ka asgjë në tavolinë”, deklaroi Kehl për The Athletic.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi është i gatshëm të paguaj 100-120 milionë euro për transferimin e Bellinghamit./IndeksOnline/