75 Mall Live Search
11:17 / E Enjte, 25 Maj 2023 / B O

Kusari-Lila thotë se rezoluta për shkarkimin e ministres Hajdari s’ka fare bazë kushtetuese dhe vlerë përmbajtësore

Shefja e grupit parlamentare të LVV, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar nga PDK tërheqjen e për shkarkimin e ministres, Rozeta Hajdari.

Sipas saj, kjo rezolutë nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe vlerë përmbajtjesore.

“Të nderuar deputet, përmirësimi i ambientit për biznes, ka qenë punë dhe angazhim dhe fokus i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Andaj ju inkurajojë që të shqyrtoni dhe të tërhiqeni këtë rezolutë e cila nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe asnjë vlerë përmbajtjesore në raport më materialin që e prezanton”.

Kusari-Lila e adresoi edhe akuzën e opozitës për keqmenaxhim të rezervave shtetërore nga qeveria, duke thënë se vetë akuzuesit kishin qenë pjesë e komisionit kur këto rezerva kishin shkuar në zero.

“Ky arsyetim është theksuar pa ndonjë argument, as këtu nuk e thatë. Të gjitha ato shqetësime që i keni ngritë kanë qenë akuza spekulative që jemi mësuar me i pa të deputetëve të opozitës që pretendojnë natyrisht se i keni njerëzit kudo nëpër institucione edhe mundoheni të tregoni se keni sinjalizime apo jeni të sinjalizuar. Statistikat dhe punët në terren flasin për të kundërtën. Në krahasim me vitet e mëhershme, rritja e rezervave shtetërore, përfshirë buxhetin e rezervës shtetërore është një mijë e 600 për qind krahasuar me periudhat e mëhershme”

Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur një mocion për gjendjen në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.

Paraqitësi i këtij mocioni, Ferat Shala ka thënë se ministria po shënon dështime e skandale të vazhdueshme.