Zidane refuzon një ofertë multimilionshe nga klubi arab

Zinedine Zidane ka refuzuar një ofertë multimilionshe për ta marr drejtimin e Al Nassr.
Sipas asaj që raporton Footmercato, tekniku francez ka refuzuar një kontratë dy vjeçare me vlerë prej 150 milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Sipas të njëjtit burim, thuhet se Zidane si prioritet e ka një klub nga pesë kampionatet më të mëdha të Evropës.
PSG dhe Juventus janë dy skudrat të cilat janë përfolur më së shumti që dëshirojnë ta kenë Zinedine Zidanen në postin e trajnerit./IndeksOnline/