75 Mall Live Search
09:30 / E Premte, 26 Maj 2023 / k.v

Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Suharekë

Në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, është dërguar një foshnje pa shenja jete të enjten rreth orës 15 e 30 minuta.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të hapet rast ‘hetim i vdekjes’.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/