75 Mall Live Search
20:48 / E Premte, 26 Maj 2023 / A. M.

Britanikët i dalin në mbrojte Kurtit: Militantët e armatosur serbë minojnë stabilitetin e Kosovës!

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, ka komentuar ngjarjet në veri të Kosovës.

“Aktorët ndërkombëtarë duhet të ndalojnë para se të sulmojnë zyrtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike që marrin zyrat e tyre në veri të Kosovës. Të paktën jo kur ata qëndrojnë të heshtur dhe dështojnë t’u bëjnë thirrje militantëve të mbështetur dhe të armatosur serb, të cilët vazhdojnë të minojnë stabilitetin në veri të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter. /Indeksonline/