75 Mall Live Search
17:29 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / C E

Dortmundi e humb titullin “me duar të veta”, Bayerni kampion

Bayern ka fituar për herë të 33 Bundesligën gjermane dhe për herë të 11 radhazi pas fitores 1-2 ndaj Koln në javën e fundit me golat e Coman 8′ dhe Musiala 89′ me këtë të fundit i cili ishte heroi i ekipi të Tuchel. SHIKO GOLAT

Dortmund, kreu vetëvrasje pasi kishte në dorë titullin. Verdhezinjtë barazuan 2-2 me Mainz. SHIKO GOLAT

Në fakt si Bayern dhe Dortmund e mbyllën kampionatin me nga 71 pikë secila, por bavarezët u shpallën kampion si pasojë e ndeshjeve direkte.