75 Mall Live Search
09:23 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Sezon fantastikë për Myrto Uzunin, golashënuesi më i mirë në Spanjë

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, ka bërë sezonin e tij më të mirë gjatë karrierës së tij.

Sulmuesi i Granadas e ka mbyllur sezonin si golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë të Spanjës, shkruan IndeksOnline.

27-vjeçari ka luajtur 38 ndeshje, ku ka shënuar 23 gola dhe ka bërë edhe 5 asistime.

Falë golave të Uzunit, Granada ka arritur të inkuadrohet në La Liga, duke e mbyllur sezonin si kampione e Ligës së Dytë më 75 pikë./IndeksOnline/