75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 28 Maj 2023 / AR

Festivali i filmit në Kanë/ “Anatomy of a Fall” fiton Palmën e Artë

Filmi francez “Anatomy of a Fall” ka rrëmbyer çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë. Regjisorja Justine Triet fitoi Palmën e Artë për dramën e saj, që tregon historinë e një shkrimtari të akuzuar për vrasjen e burrit të saj, me ngjarjet që ndodhin në sallën e gjyqit.

Justine Triet bëhet regjisorja e tretë grua që fiton çmimin prestigjioz. Ndërsa pranoi çmimin, Triet kritikoi qeverinë franceze për reagimin e saj ndaj protestave të fundit të pensioneve.

Vendi ynë ka vuajtur nga protestat historike mbi reformën e sistemit të pensioneve, por këto protesta u mohuan … u shtypën në një mënyrë tronditëse”, tha Triet.

Çmimi i Dytë i shkoi regjisorit britanik Jonathan Glazer për The Zone of Interest, një përshtatje e romanit të Martin Amis me të njëjtin emër për një familje që jeton pranë Aushvicit.

CCmimi për aktorin më të mirë shkoi për Koji Yakusho nga Japonia për rolin e tij si një burrë nga Tokio që pastron tualetet në filmin “Percect Days” dhe Merve Dizdar e Turqisë u shpall aktorja më e mirë për “About Dry Grasses”.