Pochettino merr vendim për të ardhmen e Joao Felix te Chelsea

Mauricio Pochettino dje është zyrtarizuar si trajner i ri i Chelseat. Një nga vendimet e tij të para do të jetë largimi i Joao Felix.
Trajneri argjentinas i ka kumtuar lajmin pronarit se Felix nuk hyn në planet e tij.
Ylli portugez luajti si i huazuar te Chelsea dhe në rast se skuadra londineze dëshiron ta blej, çmimi i tij sillet rreth 100 milionë euro.
Ky vendim është lajm i keq edhe për Atletico Madrid ngase raportohet se asnjë skuadër evropiane aktualisht nuk ka shprehur interes për shërbimet e Felix./Indeksonline/