75 Mall Live Search
15:38 / E Martë, 30 Maj 2023 / k.v

Vazhdon protesta në Zveçan, sot nuk ka tensione

Protestuesit serbë po vazhdojnë të qëndrojnë afër objektit të Komunës së Zveçanit, raporton IndeksOnline.

Derisa kërkesa e tyre dje ishte që të mos futej në objekt kryetari i sapo zgjedhur, tani janë shtuar edhe dy të tjera.

Protestuesit kërkojnë largimin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës nga objekti i komunës dhe lirimi i serbëve të arrestuar për dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Situata, për dallim nga dje ku u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it, sot është më e qetë.

Ekipet e gazetarëve sot kanë qenë në shënjestër të grupit protestues, të cilët u kanë dëmtuar automjetet dhe pajisjet e punës.

Përfaqësuesit e protestës deklaruan para pak kohe se në orën 16:00 do të shpërndahet turma duke kërkuar që ajo të mblidhet sërish nesër./IndeksOnline/