75 Mall Live Search
07:45 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / MSH

Rashica i lumtur pasi u shpall kampion: Është ndjenjë shumë e mirë

Skuadra e Galatasarayt u shpall për herë të 23-të kampione e Turqisë, pas fitores 1 me 4 ndaj Ankaragucu në javën e 36-të të Superligës turke.

Sulmuesi “Dardan”, Milot Rashica, i cili luajti për 79 minuta dhe regjistroi një asistim, pas ndeshjes foli për mediat në Turqi, duke treguar ndjenjat e tij pas shpalljes kampion.

“Kemi përfunduar një sezon shumë të mirë. Duke parë të gjithë sezonin, kemi pasur ndeshje shumë të vështira.

Kryesisht kemi fituar, por ka pasur edhe humbje. Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin”, u shpreh Rashica.