75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / AR

Shefi i NATO-s flet për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë: Nuk heqim dorë nga zgjidhja politike

Shefi i misionit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se dërgimi i trupave shtesë në veri të Kosovës “nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga zgjidhja e mundshme politike”.

Kështu tha Jens Stoltenberg sot përpara takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, transmeton Indeksonline.

“Dërgimi i trupave shtesë në Kosovë nuk do të thotë që NATO-ja heq dorë nga zgjidhja politike e tensioneve”, tha Stoltenberg, raporton AnadoluAgency.

Stoltenberg të martën bëri të ditur se NATO-ja do të dërgojë 700 trupa shtesë në veri të Kosovës për të garantuar sigurinë sipas rezolutës së OKB-së. Madje, edhe një batalion është në gatishmëri nëse është nevoja.

Por, sipas tij, zgjidhja politike përmes dialogut është më e duhura.

Stoltenberg më herët ka thënë se dhuna kthen prapa Kosovën dhe regjionin. Ka bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të marrin hapa konkretë për qetësimin e situatës.

Situata u tensione në veri më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”. Mirëpo ata u sulmuan nga disa huliganët serb.

Gjatë përleshjeve, të paktën 30 ushtarë të NATO-s u plagosën./Indeksonline/