75 Mall Live Search
09:36 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / AR

Rakiq: KFOR-i u vendos në 5 pika, serbët s’kanë problem me ta

Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me minatorët e Trepçës, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, ku edhe sot po vazhdon protesta e serbëve.

Gjatë deklarimit për media Rakiq tha se pjesëtarët e KFOR-it janë vendosur në pesë pika të qytetit, në udhëkryqe, me qëllim të parandalimit të incidenteve. 

Ai vuri në dukje se serbët nuk kanë asnjë problem me KFOR-in dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë./Indeksonline/