75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / B O

Sevilla mbrëmë e la me gishta në gojë, Nemanja Matic i Romës gati të niset për Kosovë

Sevilla e ka lënë Romën jashtë garave evropiane për sezonin e ardhshëm dhe pa asnjë trofe të vetëm këtë edicion.

I zhgënjyer nga disfata e djeshme, mesfushori serb i Romës Nemanja Matic e ka njoftuar priftin serb, Predrag Popovic se do të jetë së shpejti në Kosovë për të përkrahur huliganët e dhunshëm në veri.

Ka qenë prifti ai që ka njoftuar mesazhin që i ka lënë ish-mesfushori i Manchester United.

“Folëm edhe për Kosovën me të. Matiq thotë se po i numëron ditët për të ardhur në Kosovë për të përkrahur popullin tonë atje” thuhet në njoftimin e Popovic.

Pikërisht një vit më parë, Matic ishte në Kosovë ku kishte vizituar manastirin e Deçanit./Indeksonline/