Finalja e NBA, 1 me 0 për Denver Nuggets

Denver Nuggets e ka fituar ndeshjen e parë në serinë e finaleve të NBA. 104-93 ishte rezultati i ndeshjes që u zhvillua mbrëmë.
Jokic me 27 pikë, 10 kërcime dhe 14 asistime ishte më meritori për fitoren e vendasve.
Te Miami nuk funksionoi mbrëmë asgjë dhe asnjë nga yjet e skuadrës nuk e kishin natën e tyre.
Finalja e radhës zhvillohet të dielën ndërsa Denver do të jetë përsëri në terrenin vendas./Indeksonline/