75 Mall Live Search
14:19 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / A. M.

Zëdhënësi i LVV-së: Milicia fashiste kërkon vrasjen e ushtarit amerikan!

Nga Lëvizja “Vetëvendosje” kanë reaguar rreth kërcënimeve që një grup serbësh kanë bërë ndaj ushtarit amerikan.

Zëdhënësi i këtij subjekti, Arlind Manxhuka ka deklaruar se milicia fashiste po kërkon vrasjen e ushtarit amerikan.

“Karakteri dhe motivi i tyre është i qartë: Milicia Fashiste me simbolin Z, me pjesëtarë të Brigadave të shpërblyera nga Millosheviqi, nuk i duron dot lirinë, demokracinë dhe asnjë vlerë tjetër perëndimore”, ka shkruar ai. /Indeksonline/