75 Mall Live Search
09:50 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / k.v

Aksidenti afër Ferizajt/ Vdes pas tri javëve i lënduari që po trajtohej në QKUK

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili që tri javë ndodhej në trajtim pas aksidentit që kishte ndodhur në Lloshkobare të Ferizajt, transmeton IndeksOnline.

“Si pasojë e aksidentit, të ndodhur në Lloshkobare të Ferizajt, me 12.05.2023, viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 05.06.2023 rreth orës 01:15 , ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti tani është kualifikuar si aksident trafiku me fatalitet./IndeksOnline/