Giresse lë jashtë listës tre yje të Kosovës për ndeshjet e qershorit

Alain Giresse ka lënë jashtë listës tre yje të Kosovës për ndeshjet e qershorit. Arbër Zeneli pas një kohe të gjatë nuk është pjesë e listës te Kosova.
Ylli kosovar është lënë jashtë për shkak se skuadra e Reims nuk e ka aktivizuar thuajse fare në pjesën e dytë të kampionatit.
Çuditërisht në listë nuk është as Arbnor Muja, ylli kosovar që dje u shpall kampion në Belgjikë me Antëerpen.
Pas disa ftesave, Giresse kësaj radhe nuk ka llogaritur as në shërbimet e Florent Hadërgjonajt që luan me Kasimpasën në Turqi./Indeksonline/
