75 Mall Live Search
17:30 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / AR

Borusia Dortmund zyrtarizon blerjen e parë

Borusia Dortmund sot ka zyrtarizuar blerjen e parë të verës.

Ylli algjerian, Ramy Bensebaini është zyrtarisht transferi i parë i nënkampionëve të Gjermanisë.

28 vjeçari ishte lojtar i Monchengladbach.

Bensebaini luan si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i krahut të majtë.

Algjeriani ishte në fund të kontratës dhe te Dortmund ka ardhur si transfer i lirë./Indeksonline/