75 Mall Live Search
22:23 / E Martë, 06 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Dy muaj pas anëtarësimit në NATO, ​Finlanda dëbon nëntë diplomatë rusë

Finlanda dëbon nëntë diplomatë rusë nga ambasada ruse, nën akuzat se të njëjtit punojnë në misione të inteligjencës.

Vendimi është marrë pasi presidenti i Finlandës është takuar me Komitetin Ministror për Politikë të jashtme dhe Siguri, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga zyra e Sauli Niinisto.

“I ngarkuari me punë i Rusisë, u njoftua për dëbimin e nëntë personave që punonin në Ambasadën e Rusisë, të identifikuar si oficerë të inteligjencës”, ka bërë të ditur Zyra e Presidentit finlandez.

Në takimin e presidentit me komitetin janë diskutuar çështjet kryesore të NATO-s, agresioni i Rusisë në Ukrainë si dhe situata e sigurisë në Evropë. Finlanda është bërë pjesë e NATO-s në muajin prill të këtij viti.