Arrestohet një person në Kamenicë për krime lufte kundër popullsisë civile

Një person është arrestuar të enjten në Kamenicë pasi dyshohet se është i përfshirë në krime lufte kundër popullsisë civile.
Policia nuk ka dhënë shumë informacion për të arrestuarin, mirëpo i njëjti dyshohet se është i përfshirë në një rast të ndodhur me 19 qershor 1999, transmeton IndeksOnline.
“Kamenicë 19.06.1999 – NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë./IndeksOnline/