75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 09 Qershor 2023 / A. M.

E akuzuan “Mafinë e Betonit”, Dimal Basha dhe Enver Haliti demantohen me fakte nga Agon Zhinipotoku!

Humanisti i njohur, Agon Zhinipotoku ka hedhur poshtë deklaratat e dy deputetëve të LVV-së, Dimal Basha dhe Enver Haliti, që hodhën akuza para me 14 mars, për djegien e një shkolle të vjetër në Ferizaj.

Letër publike

Për: Hajrullah Çeku-ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe deputetëve ferizajas: dimal basha dhe Enver Haliti

Po e publikoj për herë të parë një fakt

Kërkoni falje firmave ndërtimore që ju i quajtët “mafia e betonit”, “krimi i organizuar” se ato nuk e kanë djegur gjimnazin e vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj, ja ku e keni raportin e hetuesit policor ku zyrtarisht dihet që Bedri Vladi-Rambo e ka djegur, ja foto e parë është dëshmia.

Jam Agon Zhinipotoku qytetar ferizajas, zyrtar komunal për çështje sociale, jam inicues i shumë të mirave bamirësie që ndodhin në qytetin tonë. Jam inicues i procesit që Rambo si njeri i rrezikshëm në qytetin tonë, ja dëshmia që ka 32 vepra penale thuajse të gjitha janë sulme ndaj qytetarëve, dëmtim pronash e lokaleve, e të drejtën e zotësisë ia ka hequr gjykata para pak ditësh.

Ku po du me dalë?

Jeni njerëz me përgjegjësi shtetërore, qysh me mend të dimal bashës folni veq hajt, ja postimi im ku them që “Rambo e ka djegur edhe dy herë të tjera”. A din ku po me djeg më së shumti erdhët në Ferizaj konferencë urgjente edhe akuzuat bizneset ferizajase se “neve nuk na ndalin porositesit mafioz” a menduat që jeni në Venezuelë a ku? Qysh mafi bre, Rambo nuk ka firmë ndërtimi, ai nuk din jeton kudo, flenë si mos më keq bre gjynahu i Zotit, shpirti kur nerth don zgjidhje, e ai aty flenë shumëherë. Ju deputetë, qysh bre i keni marrë votat prej këtij qyteti e etiketoni pa fakte qytet mafioz, qytet i krimit e të gjitha faqet e zeza, ma bre se duhet me pas edhe pak marre, besoni. Çka tash që nuk e djegu shkollën “mafia e betonit” kush jua paguqn atyre dëmtimin e imazhit publik, edhe ju deputetë jetoni me sa di në këto banesa që janë ndërtuar?

Ministër Çeku, e mendoj se je njeri i pjekur, ashtu kam bindjen se flet ngadalë, ke mjekërr intelektuali, i lexueshëm je, ama ne dimal bashën nuk e marrim për serioz në Ferizaj besoje, kujdes herën tjetër me fjalë tij mos hy askund, se fytyra nuk është kuletë me humb e me u gjetur, fytyra njëherë humb, e tani na lashtë Zoti shnosh!

P.s

Bëja tagg dikush dimal bashës, se unë se kam

shok se flet shumë palidhje ma kontaminon FB.

Emrin e tij me të vogla e kam shkruar për rëndësinë e vogël që ka edhe që shpif pa fakte!